3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ministria e Pal Lekajt i blen stafit rroba elegante e këpucë të lëkurës

Rekomandime

150 kostume për meshkuj e femra super të shtrenjta, këmisha e këpucë të lëkurës, ka porositur Ministria e Infrastrukturës për stafin e saj, përcjell Buletini Ekonomik.

Tenderi “Furnizim me rroba elegante”, i kësaj ministrie do t’i kushtojë taksapaguesve kosovarë plot 26 mijë e 475 euro.

Sipas dosjes së tenderit shihet se bëhet fjalë për garderobë shumë të shtrenjtë. Kështu 150 komplete do të jenë të materialit “cotton”, që i përket materialit të shtrenjtë.

- Advertisement -

Po ashtu janë porositur edhe këpucë të lëkurës e këmisha.

Në dosjen e tenderit nuk përmendet se kujt prej stafit do t’i përkasin këto rroba.

“Qëllimi i kontratës është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë dërgesat e mallrave të shënuara me poshtë: Furnizim me rroba elegante. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është të lidhë një kontratë publike kornizë me një operator ekonomik. Prandaj urdhërat do të vendosen sa herë që të shfaqet nevoja”, thuhet në dosjen e tenderit.

- Advertisement -

Ndërkaq, kompania fituese është “Melodia” Sh.p.k, derisa kontrata është nënshkruar me 7 tetor.

Këto shpenzime luksi po bëhen në kohën kur pritet edhe konstituimi i Qeverisë së re.

- Advertisement -

Shoqëria civile disa herë ka kërkuar që në këtë fazë organizatat buxhetore të përmbahen me shpenzime luksi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit