-0.3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Skandaloze: Drejtori i harxhon paratë e shkollës në biznesin e vet, ofendon gazetarët

Rekomandime

Drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, Gani Rama, ka blerë pajisje për nevojat e shkollës në biznesin e tij familjar, barnatoren “Gentiana- Lutea” po në qytetin e Mitrovicës.

KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga vetë drejtori i shkollës, Gani Rama, por ai nuk ka dashur të prononcohet.Rama fillimisht nuk e ka pranuar se ai ka blerë mjete për shkollë në biznesin e tij familjar.

“Kjo, jo që është rrenë, por kjo është poshtërsi”, ka thënë Rama.Por, pasi i janë prezantuar faturat dhe kontrata e blerjes, ai e ka pranuar se ka blerë mjete për shkollë në biznesin e tij familjar.“E çka ka të bëj kjo? Biznesin e ka djali, kurrfarë konflikt i interesit nuk ka, absolutisht. Biznesi është i imi”, deklaron ai.“Pse mos me i ble, a me mshel biznesin për shkak të juaj a? Çka është kjo?”, tha tutje drejtori i shkollës së Mjekësisë, Gani Rama.

Pasi ai nuk pranoi të japë deklarim dhe sqarime mbi pyetjet që ekipi i KALLXO.com i bënte, Rama ka dërguar edhe një punonjës të shkollës jashtë rrethojave që të pengojë xhirimet.“Mos xhironi se ua thirri Policinë, tha drejtori”, deklaroi punonjësi i shkollës jashtë rrethojave.

KALLXO.com posedon kontratën dhe faturën e blerjes nga shkolla të tri pajisjeve në vlerë prej 95 euro. Pajisjet të cilat i ka blerë janë “Aparat Tensioni Microlife”, 4 copë, “eBsensor Glukometer- Aparat”, 4 copë dhe “Ebsugar traka- test strips 50 pcs”, 2 copë.Vlera e përgjithshme e këtyre mjeteve sipas faturës është 95 euro.Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), biznesi me emrin “Gentiana- Lutea” është në emrin e Gani Ramës, si pronar.

Gani Rama ishte edhe kandidat për asamblist në zgjedhjet lokale të 2017 në qytetin e Mitrovicës në partinë Aleanca Kosova e Re, parti kjo nga e cila ishte edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit