Numërimi i votave me kusht ka filluar nga zyrtarët e KQZ’së në Qendrën e Numërimit të Votave, ku deri më tani janë numëruar 6542, transmeton Gazeta Metro.
Janë numëruar 6542 vota me kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta.
Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti vota, 1715 vota.
Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 1411, dhe në vendin e tretë koalicioni AAK-PSD me 1241.
Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e katërt me 1191 vota.
Kurse Nisma-AKR-PD me vetëm 355 vota.