2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pesë ish-udhëheqësit e SHIK-ut bëhen deputetë

Rekomandime

Ish-Shefi i SHIK’ut, Kadri Veseli, ka arritur t’i fusë në Parlament edhe katër anëtarë të tjerë të organizatës që e kishte udhëhequr pasluftës.

- Advertisement -

Pos ish-Shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës pjesë e Parlamentit janë edhe Ferat Shala, i cili ka udhëhequr Drejtorinë Kundër-Zbulim në SHIK.

Shala më herët ka mbajtur pozitën e Zëvendësministrit dhe të Ministrit të Ambientit. Më herë ka qenë po ashtu udhëheqës edhe i Kombinatit Trepça, ndërsa është marrë më shumë me Universitetin e Prishtinës.

Shala ka marrë 18 mijë e 289 vota.

- Advertisement -

Pjesë e Parlamentit është edhe Elmi Reçica. Reçica ishte Zëvendës i Kadri Veselit në ShiK. Është pjesë e Parlamentit në disa mandate ndërsa ka udhëhequr edhe komisione paralamentare.

Ish-Zëvendësi i Veselit ka marrë 17 mijë e 850 vota.

- Advertisement -

Edhe ish-zyrtari tjetër i SHIK’ut, Bekim Haxhiu ka arritur të bëhet përsëri deputet. Por, ka dalë gati në fund të listës së deputetëve që kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme.

Haxhiu ka marrë 10 mijë e 492 vota.

Ish-Shefi i Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar në ShIK ka arritur të bëhet përsëri pjesë e Parlamentit. Fatmir Xhelili ka marrë 9 mijë e 311 vota.

Këto të dhëna i ka siguruar Express në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nga Qendra për Numërimin e Rezultateve, trasnmeton AktivPress.

Kadri Veseli është bërë Shef i PDK’së disa vite pasi kishte shuar Shërbimin Informativ më 2008.

PDK, për herë të parë prej pasluftës, doli e treta dhe ka vendosur të mbetet në opozitë. Ka qenë në pushtet prej vitit 2007, kur kishte fituar garën elektorale. Në dy mandate ka pasur pozitën e Kryeministrit ndërsa në dy mandatet e fundit ka qenë në pushtet por Shefi i Qeverisë ishte i partive tjera.

Kadri Veseli ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në krye të PDK’së dhe s’ka dhënë asnjë shenjë se mund të largohet nga udhëheqja e Partisë.

PDK kishte përfunduar zgjedhjet partiake para zgjedhjeve derisa ende s’ka emëruar as Nënkryetarët dhe as Kryesinë. Vazhdon të funksionojë vetëm me Kryetarin në detyrë dhe Këshillin Drejtues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit