3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ministrja e dështuar e PDK-së, dështon keq edhe për deputete

Rekomandime

Uran Ismaili, Bedri Hamza Abelard Tahiri dhe Kujtim Gashi janë bërë pjesë e Parlamentit. Ka dështuar vetëm Dhurata Hoxha që ka pasur pozitën e Ministres së Integrimeve Europiane.

- Advertisement -

Dhurata Hoxha mund të shkojë në Parlamentin e Kosovës vetëm si mysafire. Kjo për shkak se s’ka arritur të behet deputete. S’mund të bëhet më as pjesë e Qeverisë qysh kishte ndodhur në dy mandatet e fundit kur PDK ishte në pushtet.

Partia e Kadri Veselit ka dalë e trete dhe kanë vendosur të qëndrojnë në opozitës.

E, si deputetë të opozitës do të jenë në Parlament ish-Ministrat tjerë të PDK’së.

- Advertisement -

Uran Ismaili, Ministër në largim i Shëndetësisë ka marrë mbi 28 mijë vota dhe është i dyti në PDK.

Edhe Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka arritur të bëhet deputet. Është renditur i gjashtë në mesin e më të votuarve të PDK’së. ka marrë 15 mijë e 370 vota.

- Advertisement -

Hamza më herët ka mbajtur edhe pozitën e Shefit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është bërë deputet. Ai ka marrë 14 mijë e 492 vota. Pas tij është renditur Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës duke marrë 13 mijë e 272 vota

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit