“Zgjedhjet e 6 tetorit, shënuan fundin politik të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut por edhe Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit. Pa dyshim, fiaskon më të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit e pësuan PSD-ja e Shpend Ahmetit, NISMA e Fatmir Limajt dhe PEK-u i Milaim Zekës. Nuk e përmenda AKR-në e Pacollit, për shkak se ajo fundin e kishte prekur që nga zgjedhjet e vitit 2017-të”, tha Zeqa.
Nisma, AKR dhe PSD kanë mbetur jashtë Kuvendit te Kosovës, duke dështuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Mirëpo rënien më të madhe e ka pasur kryetari i tanishëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti, cili nga 75 mijë vota sa kishte në vitin 2017-të, në zgjedhjet e 6 tetorit mori mbi 2 mijë vota.
E lidhur më këtë rënie skandaloze e Shpend Ahmetit, për “Kosova Sot Online” foli analisti politik, Florim Zeqa, sipas të cilit këto zgjedhje ishin një tërmet politik.
Florim Zeqa
“Përderisa zgjedhjet e 6 tetorit 2019 për PDK-në dhe AAK-në ishin një tërmet i vërtetë politik, PSD-së, NISMA-s dhe AKR-së ua shkaktoi apokalipsin më të tmerrshëm politik. Pas dështimit total në zgjedhjet e 6 tetorit, Nisma, AKR dhe PSD jo vetëm që kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës, rrezikojnë të shkojnë drejt shuarjes së plotë si parti politike”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online.
Sipas tij, zgjedhjet politike kanë shënuar fundin politik të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit
“Zgjedhjet e 6 tetorit, shënuan fundin politik të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut por edhe Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit. Pa dyshim, fiaskon më të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit e pësuan PSD-ja e Shpend Ahmetit, NISMA e Fatmir Limajt dhe PEK-u i Milaim Zekës. Nuk e përmenda AKR-në e Pacollit, për shkak se ajo fundin e kishte prekur që nga zgjedhjet e vitit 2017-të”, shtoi Zeqa.
Tutje, Zeqa ka thënë se rënia e kryetarit të tanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmetit ishte e pritshme.
Lexoni edhe:
Rruga drejt BE-së, vjen kërkesa urgjente për Kosovën
“Megjithatë, rënia më skandaloze, por edhe e pritshme i ndodhi kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmetit, nga 75 mijë vota në zgjedhjet qendrore të vitit 2017, në vetëm 2 mije vota ne zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti. Ky rezultat skandaloz, paraqet rënjën super skandaloze të njeriut që udhëheq kryeqendrën e Republikës së Kosovës. “Rezultati” i Shpend Ahmetit në radhë të parë është produkt i ndëshkimit nga qytetarët e Prishtinës, për keq-menaxhimin e Komunës dhe ndëshkimit nga qytetarët e mbarë Kosovës për shfaqjen e ambicieve karrieriste, të pjesëmarrjes dhe bashkëdrejtimit të ashtuquajturit “Ekip Negociator” për ndarjen e Kosovës”, potencoi Zeqa pwr “Kosova Sot Online”.
Zeqa shtoi se këto zgjedhje janë mësim për liderët e partive politike dhe politikanët.
“Zgjedhjet e 6 tetorit ua dhanë mësimin e duhur liderëve partiakë dhe politikanëve në përgjithësi, se të gjithë ata që luajnë bixhoz me fatin e shtetit dhe abuzojnë me vullnetin e qytetarëve të vendit, i pret i njëjti fat në proceset e ardhshme zgjedhore”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.