Vendimi që mori aktori i njohur francez Zherar Depardje, që të jetë pjesë e filmit ku do prezantoj dritën e errtë të Serbisë dhe Millosheviqin, vendin për të cilin ka thënë se është i impresionuar me njerëzit ka ndikuar në kritika të medieve dhe njerëzve të artit, shkruan “Novosti”.
Sipas gazetës, shqiptarët po xhirojnë film për ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ndërsa në film luan edhe aktori Zherar Depardje, ndërsa pasi ai gjendet në Shqipëri me te janë takuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.
Me këtë rast publikohet foto, por edhe citohet Rama që ka deklaruar se takuam së bashku me Kurtin aktorin francez Zherar Depardje, që ndodhet në Shqipëri në xhirimin e filmit “Milosheviq dhe unë”.
Filmi i regjisorit prishtinas Arben Kastrati “Milosheviq dhe unë”, është produksion i Kosovës dhe Francës. Filmi bën fjalë për ngjarjet e vitit 2003 që përputhet me periudhën e pasluftës në Kosovë, por nuk janë dhënë detaje tjera.
Vendimi i Depardjes që të pranoj të luaj në këtë film që do paraqes anën e errtë të shtetit për të cilin ka fol se është i impresionua ka habitur shumë njerëz në Serbi shkruan gazeta.
Të përkujtojmë se Depardje herën e fundit ishte në Serbi në shtator 2014, ku ka njohur presidentin Vuçiq dhe ka vizituar shumë ente e institucione kulturore në Beograd.
Në kinotekën jugosllave atij i është ndarë çmimi “Vula”.
Ndërkohë që përkujtohet se në vitin 2013 ka kërkuar nga Putin nënshtetësi ruse dhe pas pak kohe edhe e ka marrë.