Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara, shkruan Gazeta Express.
Përmes një reagimi, nga BE kanë shkruar se kjo po shihet si hap i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Të njëjtët kanë kërkuar kjo qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE, përfshirë automjetet e dorës së dytë.
“Bashkimi Evropian Kosova mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë ✖ homologimin për automjete të reja të importuara ?? të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Ne presim që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë”, shkruhet në reagimin e BE-së.
Tre muaj më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës është miratuar rezoluta për heqjen e monopolit në homologim. Në këtë seancë u kërkua që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ.
Kjo që deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe sipas tij, urgjent duhet të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet.
Për këtë kishin reaguar nga Bashkimi Evropian dhe ambasada amerikane.
Në Kuvend të Kosovës për këtë çështje ishte dorëzuar edhe një peticion i nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë.