Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar mbrëmë në Lipjan pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër/K shqiptare (bashkëshorten e tij).
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.