4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Llomiten ndërmjet veti VV me PDK-në

Rekomandime

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë rrahur me ata të PDK_së. Njëri nga ta ka përfunduar me lëndime trupire. Bëhet fjalë për Jakup Sabedinin e PDK-së.

Sipas degës së PDK’së në Ferizaj, Sabedini ka pësuar lëndime të rënda turpore, ku i është ofruar ndihma mjekësore, pas sulmit.

PDK’ja në Ferizaj ka reaguar pas këtij sulmi:

- Advertisement -

Dhuna është e papranueshme kudo që ndodhe ndaj kujtdo që ndodh! Fatkeqësisht, të shtunën, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, sulmuan aktivistin e devotshëm politik të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe humanistin shembull të qytetit tonë, Jakup Sabedini, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku ofrimi i shërbimeve urgjente mjekësore ishte i pashmangshëm. Rasti është raportuar menjëherë tek organet e sigurisë, porse deri më tani, nuk ka asnjë veprim që do ta ndriçonte rastin në plotni.

Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, përmes këtij reagimi, dënon fuqishëm këtë akt të dhunës të motivuar politikisht dhe fton organet e drejtësisë dhe ato të sigurisë ta ndriçojnë këtë rast dhe të mbajnë përgjegjës kryesit deri në dënimin meritor.

Shembujt e tillë ku spiralja e dhunës shtrihet mbi aktivistët politik dhe humanistët e dalluar, thyejnë rëndë besimin e qytetarëve në forcat politike dhe humbin përfundimisht parametrat e një gare e pjesëmarrje të ndershme në subjektet e aktivitetet politike.

- Advertisement -

Aktivisti Sabedini, ishte i anëtar i shtabit zgjedhor lokal në PDK-n e Ferizajt, në zgjedhjet e 6 tetorit, motiv ky që nxiti sulmin ndaj tij nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! e si rrjedhojë, kërcënimet e tilla kanë ndodhur për një interval të konsiderueshëm kohor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit