0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ky është mjeku i Spitalit Amerikan që i vendosi pacientit stenta në zemër pa pasur nevojë

Rekomandime

Sasho Josimovski është kardiologu i cili dyshohet se ka dhënë aprovimin për vendosjen e një elektrostimulues permanent të zemrës dhe dy stentave koronare tek pacienti kosovar me inicialet Sh.Sh.

Josimovski punon në Spitalin Amerikan. Emri i tij figuron edhe tek lista e stafit mjekësor, por pas një informacion tjetër rreth tij.

Pacienti kishte vendosur stentat dhe eketrostimuluesin pas kontrolleve që i kishte bërë tek ky mjek në Spitalin Amerikan. Pas dy ditësh, raportohet se pacienti ka shkruar në QKUK dhe ka kërkuar një mendim profesional rreth këtij problemi.

- Advertisement -

Pas një kërkese për mendim lidhur me këtë pacient dhe pas kontrollit të dosjes – del se stentat dhe eketrostimuluesi janë vendosur pa nevojë.

Rreth këtij rasti ka reaguar Tefik Bekteshi, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive.

Bekteshi ka nisur një shkresë për Prokurorinë, Odën e Mjekëve të Kosovcës dhe Inspektoratin e Shëndetësisë, përmes së cilës ka denoncuar shkeljet e supozuara.

“Mendojmë se çdo profesionist dhe institucion shëndetësor, dëtyrë parësore ka kryerjen e punës së vet sipas parimeve etike dhe profesionale ekzistuese. Besojmë se në trajtimin e z. Sh.Sh janë thyer këto parime”, thuhet në letër.

- Advertisement -

“Prandaj për hir të pacientëve të tjerë në të ardhmën, etikës dhe profesionit, ndihemi të obliguar të denocojmë shkeljen e supozuar të vendosjes së elektrostimuluesit permanent të zemrës pa kritere të qarta, të angiografisë koronare kontrolluese të panevojshme, si dhe vendosjen e dy stentave koronare ta panevojshme”, vazhdon denoncimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit