2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Paralajmëron Daka: Votat mund të numërohen nga fillimi

Rekomandime

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjas deri në dhjetor

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë.

- Advertisement -

Daka ka thënë për RTK, se kjo vonesë mund të ndodhë, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Nuk mund të jap parashikime, nuk mund të them fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Nëse ka ankesa mund të shkojë prapë në rinumërim. Mund të them që kjo forma e ankesave duhet të rregullohet si në vendet tjera sepse me të vërtetë kjo stërzgjatje është maltretim”, ka thënë ajo.

Daka ka theksuar po ashtu se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet.

- Advertisement -

Ndryshe sot Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim.

Ndërsa Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presin ta marrin vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të diasporës.Ndryshe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka refuzuar ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD që të shpallen të pa rregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit