Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për mediat e huaja ka thënë se së fundmi ka zbuluar diçka interesante, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviq, shkruan “Bota sot”.
Ai thotë se disa ditë përpara përgatiteshin dhe ndoshta kanë mbajtur një takim të organizatave serbe në Kosovë dhe të partive politike të ndryshme për zërin auotnom dhe autentik të serbëve të Kosovës dhe pastaj Ivanoviq u vra.
“Oliver Ivanoviq nuk është vrarë vetëm sepse nuk e dëgjonte Beogradin. Së fundmi kam zbuluar diçka interesante, se disa ditë përpara përgatiteshin dhe ndoshta kanë mbajtur një takim të organizatave serbe në Kosovë dhe të partive politike të ndryshme për zërin auotnom dhe autentik të serbëve të Kosovës. Dhe pastaj u vra. Natyrisht ai ka qenë pjesë e strukturave të Serbisë, gjatë luftës dhe pas luftës, njeri shumë famëkeq, por në një moment mori vendim jo vetëm të jetë i pavarur, por edhe t’i bashkojë të gjithë të tjerët”, ka treguar Kurti.
Kurti ka përmendur edhe vrasjet e shqiptarëve nga shërbimi sekret serb, në veçanti Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës më 1982 dhe Mehë Uka më 1996 .
“Mua më kujtohet se edhe në vitet e 80ta dhe 90ta, shumë aktivistë shqiptar janë vrarë nga shërbimi sekret serb pikërisht kur tentonin të bashkonin organizata të ndryshme, si rasti i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës më 1982 dhe Mehë Uka më 1996 “, ka thënë Kurti.