1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lekaj për 53 milionët: Avdullah Hoti është fajtor, nuk paguante obligimet ndaj ‘Bechtel&Enka’

Rekomandime

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nuk ka fshehur raportin që do t’i shpëtonte Kosovës 39 milionë euro nga ‘Bechtel&Enka’ dhe për 53 milionët dhuratë ndaj kompanisë amerikane ia vë ish-ministrit të LDK’së, Avdullah Hotit.

- Advertisement -

Lekaj fajtorin për 53 milionë euro e ka bërë Qeverinë e kaluar të Kosovës dhe ministrin e Financave të LDK’së, Avdulla Hoti.

Ai tha se Hoti nuk kryente pagesat që kishin për t’ia përfunduar ‘Bechtel&Enkas’, ani pse ish-ministri Lutfi Zharku kishte kërkuar vazhdimisht një gjë të tillë.

“Nuk e fajësoj aq tepër ish-ministrin Zharku, sepse ka pasur kërkesa vazhdime të vazhdueshme për t’i shlyer obligimet ndaj Bechtel&Enka dhe po ashtu për 14 milionshin që kanë qenë vetëm për zgjatje, është ish-ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili nuk ka kryer obligimet dhe asnjëherë nuk ia kanë pranuar kërkesat e ministrit Zharku për t’i kryer obligimet apo thënë më ndryshe nuk e kanë planifikuar rrjedhën e parasë në bazë të kontratës së nënshkruar”, tha Lekaj.

- Advertisement -

“Kurrë në jetën time nuk kam fshehur dokument, e kemi arkivën qendrore, ftoj hetuesit të vijnë të shiqojnë dokumentet, përmbajtjen që e kam në mënyrë kronologjike me datën 3 gusht të vitit 2018 kam bërë kërkese të Internacional Hill një opinion lidhur me zgjatjen e kontratës me Bechtel&Enken”, tha Lekaj.

“Unë para qytetarëve them se kurrë nuk kam pasur një dokument të tillë se gjoja se kam fshehur unë se do t’i shpëtonin Kosovës 39 milionë euro”, tha Lekaj në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

“Asnjë reagim nuk ka pasur nga Internacional Hill për 39 milionë euro e përmendura nga ky lajm, kjo është një tendencë për të më njollosur mua dhe familjen time”, tha Lekaj.

“Është ministri Avdullah Hoti që nuk i ka pranuar kërkesat e ministrit Zharku për të paguar pagesat ndaj ‘Bechtel&Enkas”, tha Lekaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit