1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“Kur të doni”, Haziri i gatshëm ta sfidojë edhe një herë në zgjedhje Vetëvendosjen

Rekomandime

Një postim i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për koalicionin me VV-në, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Haziri tha se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyreve të LDK-së.

Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë Kurtit duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, më së shumti tek simpatizantët dhe zyrtarët e rangut më të ulët të Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Haziri, nuk ka hezituar  t’u përgjigjet edhe disa komentuesve në rrjetin social Facebook.

Një aktivist i Vetëvendosjes, e ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.

- Advertisement -

Ai është shprehur optimist se Kurti do t’ i marrë mbi 300 mijë vota.

E për këtë, Haziri është përgjigjur se kur të duan mund të shkojnë në zgjedhje.

“Kur të doni”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Haziri njihet si një prej figurave të LDK-së, që ka shfaqur më së shumti skepticizëm për një koalicionin me VV-në.

Së fundmi, ai madje është emëruar shef i Ekipit Dialogues të LDK-së me VV-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit