“Ramush Haradinaj dha dorëheqje me shpresën se do të rikthehet fitimtar. Kadri Veseli provoi ta merr pozitën e kryeministrit duke bërë fushatë me premtimet më banale për luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe manipuluar me Ligjin e Ndërtimeve pa leje i cili kishte filluar të zbatohet hiq më pak se 4 muaj para zgjedhjeve. Të dështuar e të mbetur krejt jashtë ulëseve të parlamentit janë edhe kandidatët e tjerë për kryeministër, si Fatmir Limaj, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe ai i PSD-së Shpend Ahmeti, të cilët që të gjithë, tanimë e kanë humbur të drejtën e vazhdimit të mbetjes në krye të partive politike si kandidat për kryeministër dhe humbës katastrofal të zgjedhjeve”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.
Analistët politikë kërkojnë që të gjithë kandidatët për kryeministër të vendit, të cilët garuan në zgjedhjet e 6 tetorit dhe dolën humbës të zgjedhjeve, sikurse edhe kryetarët e subjekteve politike që nuk arritën së paku të sigurojnë as ulëse në Kuvendin e Kosovës, duhet ta dorëzojnë mandatin para anëtarësisë së tyre duke dhënë dorëheqje, sepse edhe ashtu u vërtetua që nuk e kanë besimin as të minimumit të qytetarëve të vendit.
Mirëpo në praktikën e mentalitetit politik kosovar, një politikë e cila nuk ka as minimumin e kulturës demokratike dhe të llogaridhënies, është fare pak e pritshme që dikush të jap dorëheqje nga kupola partiake, për shkak të humbjes së madhe në këto zgjedhe dhe deklasimit total politik.
“Të gjithë krerët e partive politike të cilët i kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit, po të kenë sadopak ndërgjegje dhe ndjejnë përgjegjësinë që rëndon mbi ta, pas dështimit katastrofal, duhet urgjentisht të japin dorëheqje nga postet e partive dhe hapin rrugë e krijojnë hapësirë për kuadro të reja të pa korruptuara dhe reformatore. Madje ky nuk ishte vetëm dështim i thjeshtë klasik, por një deklasim total i liderëve politik që i humbën këto zgjedhje,të cilit ishin vënë në krye të listës dhe bartnin edhe flamurin e garës për kryeministër të vendit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.
Analisti Qarri zbulon programin e dështuar dhe premtimet në fushatë të secilit kandidat për kryeministër, qoftë si kryetar i partisë apo bartës i listës së koalicionit par para zgjedhor.
“Ramush Haradinaj dha dorëheqje me shpresën se do të rikthehet fitimtar. Kadri Veseli provoi ta merr pozitën e kryeministrit duke bërë fushatë me premtimet më banale për luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe manipuluar me Ligjin e Ndërtimeve pa leje i cili kishte filluar të zbatohet hiq më pak se 4 muaj para zgjedhjeve. Të dështuar e të mbetur krejt jashtë ulëseve të parlamentit janë edhe kandidatët e tjerë për kryeministër, si Fatmir Limaj, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe ai i PSD-së Shpend Ahmeti, të cilët që të gjithë, tanimë e kanë humbur të drejtën e vazhdimit të mbetjes në krye të partive politike si kandidat për kryeministër dhe humbës katastrofal të zgjedhjeve”.
“Të gjithë këtë në një shoqëri demokratike, ku është e instaluar përgjegjësia dhe llogaridhënia politike e morale, do të dilnin para strukturave të veta partiake dhe do të kërkonin lirimin nga përgjegjësit dhe funksionet që kanë pasur deri në zgjedhje, por kjo nuk është e pritshme të ndodhë tash për tash prej asnjërit nga këta. Ju mungon edhe etika morale, edhe kultura politike dhe ajo e llogaridhënies për humbjen që kanë pësuar duke u ndëshkuar nga votuesit”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.