4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ia sulmuan shtëpinë me granata, Jeton Arifi nga Gjilani akuzon me emër dhe mbiemër ish-Komandantin e luftës

Rekomandime

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Jeton Arifi nga Gjilani, shtëpia e së cilit u sulmua me dy granata dore të martën, ka akuzuar ish-Komandantin e UÇPMB-së, Shefqet Musliun, për këtë sulm.

- Advertisement -

Për Klan Kosova, Arifi ka thënë se dyshon në ish luftëtarin e UÇPMB-së, Shefqet Musliu.

“Është komandanti Shefqet Musliu. Kemi pasë një mosmarrëveshje me të. Kemi qenë në burg bashkë. Ai më është kërcënuar gjithmonë se do të më vras”, ka thënë Arifi, i cili ka qenë pjesëtar i dy luftërave.

“Më ka kërcënuar disa herë: të vras sot, të vras nesër. Ai që ka punë me mua le të më dalë mua përpara, jo fëmijëve. Ky është akt terrorist. Jemi pajtuar të mos kemi konflikte më herët. I kam pasë prezent dy veta kur më ka thënë: Kam me të vra. Unë jam liruar, ai është dënuar me burgim, këtu ka nis mosmarrëveshja me të”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit