10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

‘Skenderbeu’ i Erdoganit

Rekomandime

Si duket Skënderbeu u hy diçka n’gjynah me shpirtin e tij se që vjen puna e luajnë me emrin e tij kloshardët më të mëdhenj të kombit, nuk e ka menduar kush.

As ekstremistët më të tërbuar nuk e kanë fyer më shumë Skënderbeun sesa Ramush Haradinaj, i cili edhe Shpend Maxhunin e dekoroi me medaljen e Skëndërbeut, për zbatimin e shpejt dhe preciz të urdhërave të Erdoganit për dëbimin e gylenistëve nga Kosova dhe për shërbimin besnik ndaj atdheut ‘turk’.

- Advertisement -

(Ramushi e kishte sinkronizuar ditën dekorimit me ditën kur Turqia gjykoi me dhjetëra vjet burgim gylenistët e dëbuar nga Shpend Maxhuni dhe Hashim Thaçi, për ‘fatin’ apo vendndodhjen e të cilit qe tri ditë nuk di Kosova gjë)

Kontributi i Shpend Maxhunit në atdheun e Kosovës lidhet kryesisht me dajakun dhe me dhunën e përgjakshme që ka ushtruar kundër protestuesve të Vetëvendosjes.

Si shpërbim nga Erdogani për zbatimin e përpiktë të urdhërave të tij, Shpend Maxhuni përmendet si ambasador i Kosovës në Ankara.

- Advertisement -

Shqiptari që i shërbeu regjimit turk për ta luftuar opozitën e vetë, shpërblehet me medaljen e Skënderbeut, ky është absurd aq qesharak, por qesharakja s’ka fund, edhe më qesharake do të ishte situata sikur Gjokoviqi t’ia çonte për të fala babës së Shpendit një plis dhe një kat’ tesha kuq e zi se ai i ka pas shumë mërzi, viteve të tetëdhjeta baba i Shpendit (e dini) e ka pas shumë mërzi kombinimin kuq e zi, ku i ka pa shqiptarët me plis e të veshur kuq e zi i ka ba ‘pleh’. Pastaj, ju ka hy demonstruesve të 81-shit pendrek derisa i ka ‘la me gjak’.

Gjokoviqi e shpërbleu njeriun që i zbatoi urdhërat e Hashimit, s’besoj, me siguri e ka zbatu edhe naj urdhër të kētij, se përndryshe trikat e Hashim Thaçit ia kanë humb shanset jetësore Ramush Haradinaj, që nga momenti kur shkeli në tepihun e tij të kuq e deri sot kur e shpërblen me medaljen e Skendes, njeriun që i shërbeu Hashim Thaçit, e jo Kosovës.

- Advertisement -

P.S. S’di a e ka prit kush që vjen dita m’u gëzu kështu ne kaq shumë që po largohen komandantat e UÇK-së nga pushteti, njësoj sikur jemi gëzu kur NATO e ka larguar Serbinë nga Kosova.
Ish dasht me qenë e dhimbshme, por nuk është!
Është kënaqësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit