-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kur Zvezda u poshtërua në Prishtinë, trupvogli e këmbëvogli shqiptar që nuk ndalej

Rekomandime

Trupvogli e këmbëvogli shqiptar që nuk ndalej dot nga mbrojtja e Cërvena Zvezdës së Beogradit. Ai ishte Mensur Nexhipi dinak dhe më së miri mund ta shihni edhe në video nga minuta e 4.24 sekonda, se çfarë bëri me mbrojtjen e klubit me nacionalist serb.

Në minutën e 7-të, Nexhipi me mjeshtri shënoi për 1:0, ndërsa në atë të 19-të u rrëzua dhe gjyqtari Enver Shariq akordoi penallti.

- Advertisement -

Batroviq shkundi portën e Lukovçanit dhe 2:0.

Në minutën e 57-të Elsner ngushtoi humbjen në 2:1. Kjo ndeshje u luajt me 1 dhjetor të vitit 1985 në kuadër të javës së 16-të.

Prishtina renditej në vend të tetë me 18 pikë, 7 me pak se lideri Partizani dhe pesë Cërvena Zvezda që mbante atëkohë vendin e dytë.

- Advertisement -

Prishtina-Cërvena Zvezda 2:1
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Gjyqtar: Enver Shariq.
Shënues: Nexhipi (7’), Batroviç (19’-nga penalltia) – Elsner (57’).
Prishtina: Rade Zallad, Xhevdet Muriqi, Faton Domi, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviq, Mensur Nexhipi, Favzi Rama (Kujtim Shala), Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.
Cërvena Zvezda: Lukovçan, Krzheviq, Jankoviq, Miletoviq, Elsner, Shugar, Nikoliq, Boshko Gjurovski, Musemiq, Millojeviq dhe Gjuroviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit