-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Dimri erdhi, borë dhe acar në Evropë

Rekomandime

Bora, akulli dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore.Autoritetet i kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg rrugëve pasi një shofer humbi jetën si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë nga era e fortë. Janë rreth 300 mijë vetë që kanë mbetur pa energji elektrike, në disa qytete. Trafiku hekurudhor është përballur me vështirësi po ashtu.

- Advertisement -

Makinat dhe kamionët kanë mbetur të bllokuar në borë dhe shumë rrugë u mbyllën në rajon. Deri në 20 cm borë u regjistruan në lartësi të ulëta nga niveli i detit dhe mbi 30 cm mbi 300 metra.Shërbimi i motit i BBC ka paralajmëruar ndërkohë për kushte akoma më të vështira të motit në Evropën që tashmë është përballur me reshjet e para të borës por edhe me përmbytjet, në Venecia.

Temperaturat sipas këtij shërbimi do të jenë të ulëta dhe reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës së ardhshme. E gjithë zona qendrore e Mesdheut, do të jetë më e rrezikuar, nga temperaturat e ulëta, reshjet e borës në rajonet alpine dhe përmbytjet në zonat më të ulëta. Madje nuk përjashtohet edhe mundësia e tornadove në Mesdhe, gjatë fundjavës. E gjithë kjo, në kuadër të një vorbulle polare që është krijuar mbi rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit