1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“A bon Sami mos me bërtit”, Daka ia tërheq vërejtjen Kurteshit, ky kërkon të mos përdoret fjala “presion”

Rekomandime

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës, e aty pati ankesa për vonesën e numërmit të votave me kusht dhe të mërgatës.

Teksa përfaqëuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, kërkonte përgjigje në disa pyetje nga Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, kryesueja Valdete Daka i tha “Sami mos bërtit”.

- Advertisement -

Pasi Kurteshi e ngriti tonin e zërit kur Ahmetaj i tha “mos bëni presion”, Kurteshi iu kthye:

Kjo fjali është fjali për mbulimin e mospunës, dhe mosorganizimit të mirë atje, le ti me lanë sekretariatin, po unë bëra pyetje edhe nuk bëra kurfarë presioni.

E drejtë e anëtarit të KQZ-së është me qenë tërë kohën në vëzhgimin e procesit të numërimit dhe rinumërimit, leni këto forma të presionit”.

- Advertisement -

E këtu ndërhyri Valdete Daka duke i kërkuar Kurteshit të mos bërtasë.

“A bon Sami mos me bërtit, a bon mos me bërtit”, tha Daka, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Jo spo bërtas”, ia ktheu Kurteshi.

“Jo je tu bërtitë, leni të na tregon koordinatori i QNR-së”, tha Daka.

Më pas Kurteshi tha: “Ska kurfarë presioni po bëj pyetje konkrete pse nuk bëhen veprime të caktuara në Qendrën e Numërimit të Rezultateve edhe leni këto forma jo po bëni presion, po du përgjigje konkrete”.

Ndërsa, në fjalën e tij Ahmetaj tha se “KQZ ka miratu një plan operacional dhe për shërbimin e votuesve nuk ka asnjë afat të përcaktuar ligjor se kur mundet me u kry”.

“Është hera e parë që QNR i ka procesu më së herti të gjitha materialet dhe tash jemi në prite të materiale…Jemi në pritje edhe vendvotimeve që kanë me u rinumëru”, shtoi ai.

“Pse nuk fillon numërimi i votave me kusht?

Sepse na duhet me pritë të gjitha votat me postë, sepse kemi votues që ka votu edhe me postë edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe pastaj do të del rezultati i verifikimit”, shtoi ai ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit