1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A dalin sot paratë e 10%, flasin nga Trusti

Rekomandime

Në disa media sot është raportuar se qytetarët do të mund t’i marrin nga sot paratë e Trustit, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar në Fondin Personal të Kosovës.

Rrjedhimisht, ky lajm del të mos jetë i vërtetë, e qytetarët duhet të presin të paktën edhe dy ditë që ta marrin 10 përqindëshin.

Nga Trusti të kontaktuar nga Express thonë se paratë do të ekzekutohen nga data 23 dhjetor, ashtu siç kishin njoftuar fillimisht.

- Advertisement -

“Nuk ka njoftim tjetër për ekzekutimin e pagesës së 10 për qindëshit, përveç atij që kemi publikuar të premten [18 dhjetor]”, tha për Express, zëdhënësi i Trustit Jeton Demi.

Qytetarët kanë filluar aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit më datë 11 dhjetor. Aplikimi mund të bëhet deri më 6 prill 2021.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit