4.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A do ta ndihmojnë SHBA’të Kosovën me vaksinat anti-covid: Flet ambasdori Kosnett

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur rreth situatës së krijuar ne vend dhe rajon, në përballje me pandeminë e koronavirusit.

- Advertisement -

Kosnett, është shprehur se mbetet akoma shumë për të bërë sikurse në Kosovë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mposhtur COVID-19, ndërsa në mbarë botën po bëhet e vështirë gjetja e një ekuilibri të duhur për zgjidhjen e këtij problemi shëndetësor publik dhe mbajtjes në të njëjtën kohë të ekonomisë në lëvizje.

”Nuk është e lehtë. Unë do t’u bëj thirrje qytetarëve të marrin masa që janë nën kontrollin e tyre personal në mënyrë që të përpiqen të luftojnë virusin. Vishni maska, ruani distancat shoqërore, lani duart”.

”Nuk ka pse të kushtojë shumë para, por është me të vërtetë e rëndësishme për ne ta mposhtim virusin”.

- Advertisement -

Tutje ai në një intervistë të tij për KIM, përmendi edhe disa nga ndihmat që SHBA i ofroi Kosovës gjatë kësaj periudhe përballjeje me koronavirusin.

Dhe shton se kjo nuk mbetet e gjitha, meqë tashmë janë konsultuar edhe me Administratën Biden edhe për bashkëpunim të mëtejmë edhe në çështjen e vaksinave.

- Advertisement -

”Ne gjithashtu u këshilluam me ekspertë amerikanë të cilët folën me kolegë të Kosovës. Njerëzit nga ambasada kanë qenë në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministri të tjera që nga fillimi”.

”Administrata Biden tha, ndërsa numri i vaksinave në dispozicion në SHBA po rritet, që ne do të kërkojmë mundësi për t’i ndarë ato me miqtë”.

”Unë mendoj se deri më tani shumica e shkëmbimeve ndërkombëtare të vaksinave janë bazuar në transaksione tregtare. Shpresojmë që së shpejti të jemi në gjendje të kontribuojmë në këto përpjekje ndërkombëtare, mbase përmes strukturës ndërkombëtare KOVAKS që është krijuar”.

”Kjo përputhet shumë me qasjen e administratës së Biden për të kërkuar mundësi për veprim, bashkëpunim më të ngushtë dhe konsultim me partnerë të tjerë ndërkombëtarë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit