1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A do ta ofrojë Kroacia garancën për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve, vjen përgjigja nga zyrtarja e inistitucioneve kroate

Rekomandime

Ermina Lekaj-Përlaskaj, pjesë e institucioneve shtetërore kroate, ka folur në emisionin “Frontal” në T7 nëse Kroacia ka disponim për të dhënë garancë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të paraburgosurve të tjerë në Hagë.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë do të zhvillojë vizitë të enjtën në Prishtinë dhe sipas saj, Kroacia mbështet Kosovën.

“Një raportim që kam kërkuar nga zyra e presidentit kroat, ende nuk është dhënë asnjë kumtesë zyrtare. Jam në bisedime me shefin e kabinetit të presidentit…Mundësia ekziston që Kroacia të jap një garancë të tillë, por nuk kemi asgjë zyrtare që Kroacia ka ofruar deri më tani…Besoj që Kroacia ka disponim dhe të enjten do të jem në Prishtinë në vizitë me Ministrin e Punëve të Jashtme”, tha ajo në Frontal, transmeton Gazeta Express.

Tutje tha se ministri i Jashtëm kroat do të zhvillojë vizitë në Ministrinë e Jashtme në Kosovë.

- Advertisement -

“Kroacia është lobuese edhe për liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës”, shtoi ajo ndër të tjera.

Ndryshe, Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Koshares, Hisen Berisha, ka deklaruar dje se pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

- Advertisement -

Hisen Berisha, tha fillimisht se presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në mënyrë që ata të mbrohen në liri.

“Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”, ka deklaruar Berisha. “Kurse përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk patën kurajo ta marrin këtë përgjegjësi, sepse edhe nuk ju besojnë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit