-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

A do ta tërheqë njohjen e Kosovës nëse zgjidhet president i Malit të Zi? Flet Milatoviç

Rekomandime

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka folur rreth planprogramit të tij nëse ia del të fitojë balotazhin me Gjukanoviqin.

Në një intervistë dhënë ABC News, Milatoviç ka folur edhe për çështjen e Kosovës, respektivisht njohjes nga Mali i Zi.

- Advertisement -

Ai ka rikujtuar faktin se vitin e kaluar, të gjitha partitë nënshkruan një traktat për historinë e rikonstruktimit, ku të gjithë u pajtuan për çështjen e Kosovës.

Kjo do të thotë se, pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në vendin fqinj, nuk do të ketë lëvizje sa i përket njohjes ose mosnjohjes.

“Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Abazovic, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës. Patjetër, po.

- Advertisement -

Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE. Të shpejtojmë integrimin e vendeve tona.

Që të kemi akses në fondet e BE që të zhvillojmë infrastrukturën tonë. Di që ekziston një projekt për të ndërtuar autostradën e paqes nga Nish (Nishi i Serbisë, nuk e di si shkruhet), në Prishtinë.

- Advertisement -

Këto janë historitë që promovoj dhe mendoj se është e ardhmja e rajonit”, tha ndër tjerash ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit