1.5 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A do të ketë “dorë të hekurt” të Isa Mustafës në Kuvendin e LDK’së?

Rekomandime

Kuvendi i X zgjedhor që po konsiderohet si më i rëndësishmi në rrugëtimin politik 31 vjeçar të LDK’së pritet të ketë “shtyrje bërrylash” në atë se kush do ta marrë drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ish-themeluesi i LDK’së, Jusuf Buxhovi tha për Express se Kuvendi zgjedhor i LDK’së është një farsë dhe kryetari i ri do të jetë nga zarfi i Isa Mustafës. Kurse profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi thotë se përshpejtimi i procesit të zgjedhjes së lidershipit të ri lë hapësirë të mendohet se e gjitha është një improvizim. Opinionisti Imer Mushkolaj konsideron se kryetari i ri i LDK’së që do të zgjidhet do të jetë drejtpërdrejt nën ndikimin e kryetarit në dorëheqje Mustafa.

- Advertisement -

Më 14 mars LDK’ja do t’i mbledh 355 delegatët për të nisur kapitullin e ri të partisë. Subjekti politik më i vjetër në Kosovë ka shënuar rezultatin më të dobët të saj në histori të zgjedhjeve.Në procesin elektoral të 14 shkurtit LDK’ja u rendit e treta dhe arriti të mar vetëm 12,64 përqind të votave, përkthyer në mandate 15 deputetë.

Isa Mustafa ka vendosur që të japë dorëheqje pas rezultatit në zgjedhje dhe në Kuvend të LDK-së për dy vitet e ardhshme të emërohet një kryetar i përkohshëm i subjektit, që do ta udhëheqë partinë drejt zgjedhjeve komunale që pritet të mbahen këtë vit.

Disa nga pretendetët për kryetar të LDK’së janë, Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Kujtim Abdixhiku, Melihate Tërmkolli e Fatmir Sejdiu ku disa kanë deklaruar publikisht se do të garojnë për shef të LDK’së e disa janë përmendur se kandidatura të mundshme.

- Advertisement -

Por ish-themeluesi i LDK’së Jusuf Buxhovi kuvendin e 14 marsit të LDK’së po e quan farsë dhe sipas tij kryetari i ri do të zgjidhet me bekimin e Isa Mustafës.

“Ky Kuvend është një farsë që duhet t’i ruaj pozicionet e udhëheqësisë së deritanishme që e ka pru LDK’në në këtë gjendje. Nuk mund të pritet kurfar përmirësimi nga kryetari i ri i cili nuk mund të jetë tjetër pos nga zarfi i Isa Mustafës”, tha Buxhovi për Express të shtunën.

- Advertisement -

Ndërkaq, Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi u shpreh se përshpejtimi i tërë procesit të zgjedhjes së kryetarit lë hapësirë të mendohet se e gjitha është improvizim.

“Nëse gjërat bëhen shpejt e shpejt, kjo lë hapësirë për të menduar se mbase e gjitha është një proces i improvizuar i zgjedhjes së një lidershipi të ri të LDK’së. Është e qartë se LDK’së i duhet të fillojë përgatitjet për zgjedhjet lokale që janë pas pak muajsh, por nëse lidershipi i ri i partisë nuk del nga një debat i brendshëm kritik dhe i hapur, gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë. As shkaqet e disfatës, as përgjegjësia për gabimet e as gjetja e zgjedhjeve të mençura nuk mund të identifikohen brenda një kohe kaq të shkurtër”, tha Latifi për Gazetën Express.

Kurse, opinionisti Imer Mushkolaj konsideron se kryetari i ri i LDK’së do të jetë drejtpërdrejt nën ndikimin e kryetarit në dorëheqje, Isa Mustafa.

“Si zakonisht që ndodhë para kuvendeve të LDK’së, gjithçka po përcillet me një mostransparencë. Duhet me pasë parasysh se LDK ka qenë e kapur nga Isa Mustafa dhe grupi i tij dhe unë e kam përshtypjen që kushdo që zgjidhet kryetar i ri do të vie në krye të LDK’së me ndihmën e Isa Mustafës, nuk pres që të bëhet dikush kryetar i LDK’së pa ndikimin e drejtëpërdrejt të tij. Edhe pse logjika thotë që kryetari do të duhej të zgjidhej në një kuvend demokratik me votat e delegatëve, formalisht kjo edhe mund të ndodhë por zakonisht pazaret për zgjedhjen e kryetarit të LDK’së janë kryer paraprakisht ndërkohë që delegatët pastaj e kanë konfirmuar ta quaj ujdinë ose marrëveshjen që është arritur paraprakisht dhe kam përshtypjen edhe kësaj here do të ndodhë ashtu”, tha Mushkolaj në një prononcim për Express.

Ai tutje tha se emrat që po përfolen si pasues të Isa Mustafës nuk është njihen si mendje reformatore dhe nuk e kanë ngritur zërin kundër tij në momentet kyçe për partinë.

“Unë nuk jam me idenë që dikush që është në moshë të re kushtimisht po them do të mund ta reformojë LDK’në vetëm pse është i ri, për mu është e rëndësishme që mendësia e menaxhimit të LDK’së të jetë e re e jo ajo çfarë ka ndodhur deri tash kështu që cilido ose cilado që zgjidhet në krye të LDK’së por me ndikimin shumë të madh të Isa Mustafës ose të jetë i përzgjedhur ose e përzgjedhura e tij do të jetë problematike, tek e fundit edhe emrat që po qarkullojnë deri tash nëpër opinion nuk është që njihen si mendje reformatore përshkak se zakonisht janë treguar shumë konformistë dhe absolutisht nuk e kanë ngritur zërin kundër Isa Mustafës edhe në momentet kyçe kur shihej qartazi se LDK’ja po shkon duke rënë poshtë e më poshtë”, u shpreh Mushkolaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit