-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A do të konfiskohet pasuria e Hashim Thaçi?

Rekomandime

Dy shtëpitë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetura e toka që kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit mund të hetohen me nismën e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për luftën kundër korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shkruan Gazeta inFokus.

- Advertisement -

Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidenti i Kosovës, me 19 qershor të vitit 2020 ka deklaruar dy shtëpi, njëra trashëgimi dhe pronë e përbashkët familjare në vlerë 80 mijë euro dhe shtëpia tjetër në vlerë 350 mijë euro, të cilën ende nuk e ka paguar të gjithën.

Përveç kësaj, ai ka deklaruar një tokë bujqësore, trashëgimi nga familja, vlera e së cilës arrin 180 mijë euro dhe është pronësi e përbashkët.

- Advertisement -

Ndërkaq, Hashim Thaçi ka të deklaruar një veturë, Audi Q3 në vlerë 19 mijë euro, e cila sipas deklarimit të pasurisë është në pronësi të bashkëshortes.

Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare Thaçi së bashku më bashkëshorten dhe djalin kanë mbi 11 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa detyrime financiare Thaçi së bashku me bashkëshorten  tij kanë 10 mijë euro, para të cilat i kanë shfrytëzuar për blerjen e veturës, në vitin 2019.

Të hyrat vjetore Thaçi ka gjithsej 60 mijë e 435 euro, prej te cilave 33 mijë 509 euro i ka marr si president.

- Advertisement -

Gazeta inFokus ka siguruar një dokument në të cilin parashihet rregullimi i infrastrukturës ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili do të prekë jo vetëm liderët politik dhe udhëheqësit e institucioneve.

Në bazë të propozimit të Ministrisë së Drejtësisë, ligji i ri do të mundësoi konfiskimin e pasurisë së secilit qytetarë të Kosovës, i cili nuk arrin të dëshmoi se si e ka fituar atë. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit