1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A do të kthehej sërish në krye të KQZ-së, përgjigjet Valdete Daka

Rekomandime

Vërejtjet e BE-së, kanë qenë të pritura nga njohësit e integrimeve evropiane. Në këtë raport përmendet edhe shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Për një dekadë ishte në krye të KQZ-së.

- Advertisement -

Por nga kjo pozitë Valdete Daken e shkarkoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Arsyejet që i numëroi Osmani ishin të shumta, por asnjëra prej tyre nuk është e arsyeshme për Bashkimin Evropian.

Në raportin e vendit për vitin 2021 kanë theksuar se ka një mos-përputhje mes vendimit dhe arsyetimit dhe si i tillë nuk ka qenë bindës.

- Advertisement -

Një vlerësim i tillë nga ana e Bashkimit Evropian, ka qenë i pritshëm për tash ish kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.

“Ka qenë lajm i shkëlqyeshëm. Është përmendur në tri raporte, dhe në dy raporte është cilësuar si shkarkim jo i bazuar në ligj dhe Kushtetutë”, tha Daka.

- Advertisement -

Pas daljes së këtij raporti Daka thotë se do të ndjekë edhe rrugën ligjore, por ajo ka një përgjigje kur pyet se a do të kthehej përsëri në këtë institucion.

“Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore aq sa më lejon ligji dhe Kushtetuta. Unë e kam përfundu njëherë e përgjithmonë punën time në KQZ”, tha Daka.

Tutje në raport thuhet se Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë përparim në dialog, por përkundër kësaj aty kërkohet nga marrëveshja finale mes këtyre vendeve të themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Se janë të plotësuara të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave nuk mohohet as këtë vit nga BE.

Aty u kërkua edhe përparim në çështje si luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në zhvillim ekonomik.

Për njohësit e integrimeve evropianeve ka qenë të pritura vërejtjet e këtij raporti.

Raporti për vendin nxirret çdo vit nga BE dhe tregon progresin që vendin ka bërë brenda vitit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit