-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A do të kthehen në LDK bashkë me Osmanin, tregon Donika Gërvalla

Rekomandime

Donika Gërvalla thotë se nuk ka asnjë mundësi që Vjosa Osmani dhe Lista e saj të rikthehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, i pari i LDK-së, Isa Mustafa njoftoi dorëheqjen por kjo nuk e bind Gërvallën se LDK do të reformohet.

“Ai (Mustafa) nuk ka dhënë dorëheqje. Ai tha se në Kuvendin e ardhshëm do të ofrojë dorëheqjen si kryetar i LDK-së. Sepse nuk duan të japin nga dora mundësinë për të manipuluar Kuvendin e ardhshëm zgjedhor”, tha Gërvalla për KTV-në.

“Çfarë ka ndodhur është përsëri një tentim për mashtrim, për t’i përgatitur zgjedhjet e ardhshme dhe për të instaluar pikërisht persona për të cilët janë të bindur që nuk kanë për të pasur asnjë kundërshtim”, theksoi ajo.

- Advertisement -

“Nuk ka asnjë hapësirë për ne në kuadër të LDK’së . Unë kam dalë e zonjën Osmani e kanë nxjerr me zor nga LDK-ja. Zonja Osmani nuk e ka lëshuar LDK’në por e kanë përjashtuar si frikacakë, si qyqarë. E kanë përjashtuar me do votime me email”, theksoi Gërvalla.

“Është tërësisht e pamundur. Për katër vitet e ardhshme ne do të qeverisim me listën e VV’së si partnerë”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit