1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A do të lejohet tërheqja e 30 përqindëshit nga Trusti?

Rekomandime

Për katër muaj sa zgjati aplikimi për tërheqje të 10 për qind të shumës së kursyer nga Fondi Pensional nga qytetarët, vlera e tërhequr ishte mbi 197 milionë. Fond ky që deri në 120 milionë euro pritet të rimbursohen në afat prej 5 viteve të ardhshme.

Mirëpo akoma pa u rimburësuar parat e tërhequrat një mundësi edhe për një tërheqje nga Trusti këto ditë po diskutohet në media, tërheqje kjo që do t’i mundësonte qytetarëve të merrnin deri në 30 për qind nga Fondi Pensional i tyre.

- Advertisement -

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu për Demokracia.com tha se në mandatin e kaluar dha një propozim amendament të tillë tërheqje deri në 30 për qind nga Trusti, edhe pse nuk kaloi ky propozim një nismë të tillë thotë se do ta mbështesë edhe tani.

‘’Në ligjin për pandeminë në Pakon e Rimëkëmbjes, unë e kamë propozuar amendamentin për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti. Pasi unë e kam propozuar, normal që sërish do ta mbështesja një nismë të tillë’’, deklaroi Haxhiu.

Amendamenti i propozuar nga Haxhiu kishte të bënte me tërheqjen e 30% të mjeteve në Trust nga personat që kanë të kursyera deri në 10 mijë euro.

- Advertisement -

1. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën më pakë se 10 000 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

2. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 10 000 Euro deri në 19 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në njëzet e pesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

- Advertisement -

3. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 20 000 Euro deri në 29 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë për qind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

4. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 30 000 Euro deri në 39 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbëdhjete për qind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40 000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, ka thënë ai.

Ndërsa kundër këtij propozimi, për të cilin u tha se pritet të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, është ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Gëxhaliu për Demokracia.com thotë se nisma të tilla në vend po bëhen për përfitimet partiake dhe për një stabilitet momental.

‘’Edhe kur ka qenë vendimi i parë për tërheqje deri në 10% tërheqje të TRUST-it pensional unë e kam kritikuar nga fakti se po krijohet një praktik e re që partitë politike do ta shfrytëzojnë edhe për qëllime të veta elektorale e edhe për një blerje të një stabiliteti momental’’, deklaroi Gërxhaliu.

Ai tha se në këtë mënyrë po iu cungohet siguria qytetarëve të vendin pasi që pjesa dërmuese e tyre shpresat i mbajnë te Trusti në pensionim.

‘’Në këtë drejtim kam frikë se një qasje e tillë do të ketë efekt negativë dhe që qytetarëve do t’iu cungohet siguria për të ardhmen sepse pjesa dërmuese e qytetarëve shpresat më të mëdha për në pleqëri e kanë mu në këtë drejtim pra në Trustin Pensional’’, tha ai.

Gërxhaliu tha se në vend të tërheqjes së Trustit, Qeveria mund të përdorë forma të tjera për të mbështetur qytetarët dhe bizneset.

‘’Është shumë më e rrugës që Qeveria të përdorë forma tjerë që të mbështesë qytetarët, bizneset, ne veçanti prodhimin sepse orientimi gjithmonë në TRUST-in pensional e ka rrezikun e vet që nuk i bën nder vendit. Besojë që Kosova nuk e ka komoditetin të eksperimentojë sepse mbi të gjitha është stabiliteti në të ardhmen dhe jo që tani të merren ato mjete e të shfrytëzohen dhe në të ardhmen qytetarët që mbesin pa to’’, përfundoi Gërxhaliu.

Demokracia.com i dërgoi pyetje edhe Ministrisë së Financave nëse është duke u punuar në një propozim të tillë për tërheqjen e 30 për qindëshit nga Trusti Pensional, por që e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Gjersa në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere u diskutua për rimburësimin e shumës së 10 për qind të tërhequra nga Trusti, deputeti i LVV-së, Erman Rrahmani e quajti praktik jo të mirë këtë tërheqje fondesh.

”Tërheqja e 10 përqindëshit ka qenë praktik jo e mirë dhe shpresojmë që të mos përsëritet”, tha ai.

Kujtojmë se gjithsej 427 mijë e 371 qytetarë të Kosovës bënë tërheqje të shumave të ndryshme nga Fondi i Kursimeve Pensionale, aplikim ky që filloi nga 11 dhjetori i vitit 2020 dhe që mbaroi më 06 prill të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit