4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A do të marrë Serbia ultimatum që ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në ditët e kaluara disa herë ka përsëritur se Serbia do ta merr një ofertë të re në lidhje me Kosovën, “të cilën nuk do ta pranojë, por as nuk guxon ta refuzojë”. Analistët serbë vlerësojnë se është e qartë se Serbia do të merr ultimatum ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në adresimin anëtarëve Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq ka pretenduar se do të ketë shumë probleme dhe presione në lidhje me Kosovën.

- Advertisement -

Ai ka pretenduar se tashmë shtatë vjet e gjysmë po jeton me problemin rreth Kosovës dhe se di se çfarë mendon për zgjidhje të kësaj çështjeje çdo njeri në botë që vendosë për diçka.

Unë di saktësisht se si do të duket ajo çfarë po na përgatisin.

E di saktësisht se si do të jetë. Do të na ofrojnë diçka çfarë nuk mund të pranojmë, e nga ana tjetër, nuk do të guxojmë të refuzojmë.

- Advertisement -

Dhe atëherë, mos u mërzitni, unë do të bëjë atë çfarë është më së miri për Serbinë”, ka deklaruar Vuçiq.

Komentuesi serb i politikës së jashtme Boshko Jakshiq thotë se nga kjo është e qartë se do të kërkohet nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Duke marrë parasysh se sa gjatë dhe me këmbëngulje Serbia po refuzon në çdo mënyrë idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës e në ndërkohë, është e qartë se me presione gjithnjë e më të mëdha të cilat Vuçiqi i pret pasi Kosova t’i heqë taksat, është vështirë të shihet ardhmëria e Serbisë nëse nuk pranon zgjidhjen e ofruar”, thotë Jakshiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit