2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A do të mund të shkoni këtë vit për pushime në Turqi?! – kjo është përgjigjja

Rekomandime

Turqia sapo ka arritur një sukses të vogël në luftën kundër pandemisë. Ankaraja do sa më shpejt të hapë sezonin turistik. Me vendosjen e standardeve të larta të sigurisë synohet të joshen turistët.Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi. Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj. Por pandemia Corona e ka paralizuar tani këtë sektor. Qe pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK).

- Advertisement -

Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind. Ndërkohë që dega e turizmit është për Ankaranë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave – pikërisht tani edhe në sfondin e krizës ekonomike që nga vera e vitit 2018.Për këtë arsye qeveria turke e ka tani me ngut: Ankara do që sa më shpejt të jetë e mundur të shfuqizojë kufizimet për udhëtime, në mënyrë që sezoni turisitik 2020 të nisë me përpikmëri për të pritur turistët në plazhet turke. Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare. Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll krizën Corona. Në luftë kundër virusit Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj dhe kuota e vdekjeve nga virusi Corona është relativisht e ulët krahasuar në nivel ndërkombëtar, transmeton DW.

Një program certifikimi për më shumë siguriQë sipërmarrjet turistike të rifillojnë nga puna, një komision ekspertësh nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit ka përpiluar masat e sigurisë. Pasi pandemia është përballuar, Turqia tani do të marrë një rol paraprijës në degën e turizmit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy. Sikurse njoftoi Ministria e Turizmit do të vihet në jetë një “Program i certifikimit për turizëm të shëndetshëm”.

Hoteleritë, aeroportet, shoqëritë ajrore, bizneset e gastronomisë dhe strehimit do të verifikohen, nëse i respektojnë standardet e kërkuara për higjienën dhe sigurinë.“Punonjësit e hoteleve në kuadër të programit të certifikimit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore si dhe testit për CPVID-19”, deklaroi zëdhënësi i Shoqatës së Sipërmarrjeve të Udhëtimit Tur Operatörleri Platformu, Cem Polatoğlu. Një mjek do të jetë 24 orë në dispozicion.

- Advertisement -

Për të ruajtur distancat e nevojshme mes njerëzve dhe personelit hotelet do të punojnë vetëm me 60 përqind të kapaciteteve që kanë. Restaurantet lejohen të presin vetëm 500 klientë dhe ushqimi do t’u serviret në tryezë. Klientët duhet të shkojnë duke ruajtur distancat në plazhe dhe për çdo dalje në plazh duhet të regjistrohen. Diskotekat dhe baret do të qendrojnë të mbyllura tërësisht, vuri në dukje Polatoglu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit