1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A do të përjashtohet Veliu nëse nuk qëndron në sallë kur të votohet Osmani, flet Abdixhiku

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku duke folur për vendimin e kësaj partie që të qëndrojnë në sallë në ditën kur votohet presidenti i Kosovës, ka thënë se kërkon unitet që ky vendim të respektohet.

- Advertisement -

“Dje kishim një takim me Kryesinë, kemi pasur debat 3 orë, me argumente e pikëpamje të ndryshme. Sot jemi takuar edhe me grupin parlamentar. A mbesim unik ose jo, ajo çfarë kam kërkuar është që secili deputet të respektojë vendimin e kryesisë. I kuptoj brengat e secilit, në politikë jemi për vendime të vështira.”

Kur është pyetur se a do të përjashtohet deputeti i kësaj partie, Agim Veliu, nëse nuk e respekton vendimin e kryesisë, kjo ishte përgjigjja e të parit të LDK-së.

“Qëndrimet e brendshme i mbajmë brenda familjes tonë. Nuk është hera e parë që ka pasur vendim të kryesisë e nuk është respektuar nga deputetët. Nuk e di kur është koha që të përfundojë kjo.

- Advertisement -

Vendimet e partisë duhet të jenë në një vijë. Janë njerëz që kanë dhënë për LDK-në shumë dhe do të ishte mirë që të kenë një vijë të qartë.

Gjithmonë do të dalim më mirë nëse jemi unik, nëse nuk dalim unik i bëjmë dëm partisë sonë. Do të bëj përpjekje çdo ditë që të jemi unik.

- Advertisement -

Nuk kemi njerëz për të humbur e për të përjashtuar. Kemi punë shumë. Jemi të pakët në numër këtë herë. Në këtë vijë do të duhej të ishim të bashkuar. Unë po e kërkoj unitet, ndryshe partitë nuk mund të funksionojnë”, tha Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit