1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A do të shkarkohet nga Kurti, e trgon në detaje Donika Gërvalla

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka mohuar të jetë shkarkuar apo të ketë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta lirojë nga detyra e ministres.

- Advertisement -

Kryediplomatja Gërvalla lajmet e publikuara dje për shkarkimin e saj i ka cilësuar si fushatë joserioze.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato pohime. Është vazhdim i një fushate joserioze, e cila, në mungesë të skandaleve dhe keqpërdorimeve, të cilat i kanë shoqëruar qeveritë e mëparshme, përmes plasimit të lajmeve të pavërteta synon të krijojë huti tek qytetarët”, ka thënë ajo për Kallxo.com.

Sipas Gërvallës, Qeveria Kurti 2 ka nevojë për kritika të mirëfillta dhe jo fushata denigruese.

- Advertisement -

“Por jo vetëm sondazhet, si ai i fundit i USAID-it, dëshmojnë përkrahjen masive për punën e Qeverisë. Oponenca politike me gënjeshtra nuk bëhet. Vendi ka nevojë për kritikë të mirëfilltë të punës së Qeverisë dhe jo për fushata denigruese të bazuara kryekëput në të pavërteta, të cilat jo vetëm që nuk kanë sukses, por e rrisin edhe më tepër mbështetjen dhe solidaritetin mes anëtarëve të Qeverisë në njërën anë dhe qytetarëve dhe Qeverisë së tyre në anën tjetër”, ka shtuar ajo.

Sipas zëvendëskryeministres Gërvalla, “dikush po trembet shumë nga punët e mỉra dhe parimore të kësaj Qeverie”.

- Advertisement -

Tutje për Kallxo.com, ministrja e MPJD-së ka thënë që Qeverinë Kurti e presin shumë punë për të cilat do të punojnë pa ndalur.

“Reformat institucionale, instalimi i shtetit ligjor, investimet e huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës, reformat në arsim, shëndetësi, drejtësi, politika efektive e jashtme, përfshirja e mërgatës në jetën institucionale, ekonomike dhe shoqërore të vendit dhe qëndrimi parimor ndaj Serbisë janë vetëm disa nga punët, për të cilat jemi zotuar dhe po punojmë pa u ndalur. Përgjigjen do ta marrim në fund të mandatit tonë 4-vjeçar nga qytetarët”, ka theksuar ajo.

Dje disa media në Kosovë kanë raportuar për shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvallës, nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gërvalla në Qeverinë Kurti 2 mban dy pozita, atë të kryediplomates dhe pozitën e zëvendëskryeministres.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit