1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A do të takohesh me Grenellin?- Kështu përgjigjet Kurti

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për mosftesën ne Samitin e organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Kurti tha se nuk është fundi i botës nëse nuk marrin pjesë në një Samit apo konferencë.

- Advertisement -

“Natyrisht që është mirë të marim pjesë por nuk është fundi i botës kur nuk jemi në një samit ose konferencë meqenëse lidhja jonë është shumë e fuqishme”, tha Kurti për Atv.

I pyetur se a e ka në agjendën e tij një takim me Grenellin, Kurti u përgjigj shkurt me “Jo”.

Ndryshe Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka qëndruar sot në Kosovë.

- Advertisement -

Grenell dje bëri të ditur se po qëndronte në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana, të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë.

“Energji e madhe në Prishtinë”, Grenell njofton se ndodhet në Kosovë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit