1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

A do t’i shkojë nesër në zyrë lideri i VV’së Hashim Thaçit?

Rekomandime

Për nesër e ka ftuar në takim konsultues presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin, mirëpo, kësaj here si shef të Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, në partinë e Kurtit nuk kanë treguar të pyetur nga Gazeta Express nëse do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes.

Pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë në krye me Albin Kurtin, i pari i shtetit, Hashim Thaçi paralajmëroi se do të mbajë takime konsultative me liderët e partive politike në vend.

- Advertisement -

LDK la të kuptohet se kjo nënkuptonte krijimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pjesë e të cilës do të ishin edhe AAK’ka dhe Nisma.

Derisa partia e Isa Mustafës nuk i hoqi vijat e kuqe me PDK’në, me skenarin e formimit të qeverisë së re u pajtua edhe presidenti i vendit.

Thaci tha se do t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës kur të vendosë lidhur me hapat e rinj të formimit të qeverisë. Edhe amerikanët janë pro krijimit të një qeverie të re. Kjo u tha qartë në njoftim të Presidencës që u lëshua pas takimit Kosnett-Thaçi.

- Advertisement -

Me këtë nuk po pajtohen në Vetëvendosje. Ata thonë se vetëm partisë së parë i takon e drejta për të formuar qeverinë, e se nëse ndodh skenari i krijimit të Qeverisë së re do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Derisa LVV po kërkon zgjedhje të reja sapo të stabilizohet gjendja në vend pas përhapjes së koronavirusit, Thaçi nga nesër do të nis konsultimet me partitë.

- Advertisement -

Të parin e ka ftuar shefin e LVV’së, Albin Kurti, që të shihen nesër në presidencë në ora 10:00.

Se a do të ndodhë ky takim nuk janë përgjigjur nga Vetëvendosje, të pyetur nga Gazeta Express.

I pari i shtetit ka bërë të ditur se gjatë javës do të takojë edhe partitë tjera politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit