0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A duhet të japin dorëheqjen ministrat, që po regjistrohen si deputetë?

Rekomandime

Ka nisur që nga e hëna, regjistrimi i deputetëve të ri të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e ri janë njoftuar me kohë për datat e regjistrimit, ndërsa gjatë kësaj jave, ata do të kryejnë këtë procedurë teknike. Mirëpo, a do t’u sjellë kjo pengesë ministrave aktualë të qeverisë “Haradinaj”?

- Advertisement -

Zyrtarë të Legjislativit, thonë se regjistrimi nuk detyron gjashtë ministrat: Uran Ismailin, Bedri Hamzën, Pal Lekajn, Endrit Shalën, Abelard Tahirin dhe Kujtim Shalën, të japin dorëheqjet, pak para përfundimit të mandatit.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka deklaruar se ministrave që kanë marrë statusin e deputetit u lejohet ta bartin postin deri në kohën kur bëhet betimi në seancën konstituive.

- Advertisement -

Seanca konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.

“Deputetët kanë nisur të regjistrohen. Për rastin e ministrave kjo nuk prodhon efekt juridik. Pra, ata mund të regjistrohen pasi kjo është vetëm në evidencë të administratës. Ata mund ta kenë postin deri në betim”, është deklaruar ai.

- Advertisement -

Krasniqi u shpreh optimist se deri të premten, do të përfundojë regjistrimi. Mirëpo, sekretari s’e ka përjashtuar mundësinë që kjo procedurë të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit