1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

A duhet të rikthehen masat kufizuese, flet Lul Raka

Rekomandime

Mikrobiologu Lul Raka ka folur pas rritjes së numrit të rasteve me Covid019 javët e fundit në vend. Thotë se duhet respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse, që të mos përkeqësohet situata.

- Advertisement -

“Kjo rritje shqetësuese e ditëve të fundit është rezultat i disa faktorëve, Në radhë të parë është mos zbatim i këshillave të MSH’së, IKSHPK’së dhe profesionistëve shëndetësorë”, tha Raka.

“Është vërejt që pas fazës së tretë të lehtësimit të masave, sidomos prej 1qershorit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës e kanë kuptuar këtë si përfundim të Covid-19 dhe kanë neglizhuar rrezikun duke sjell rritjen enorme të infektimeve”, shtoi ai.

“Dhe kjo është shqetësuese sepse në radhë të parë shumë shpejt mund të mbingarkohen kapacitetet edhe në Klinikën Infektive e tashmë edhe kapacitetet laboratorike sepse kërkesa për testim është enorme”, shpjegoi Raka për RTV21.

- Advertisement -

I pyetur se a duhet rikthyer masat kufizuese, Raka është përgjigjur kështu.

“Nëse rastet janë të menaxhueshme, atëherë nuk ka nevojë për rikthim të masave drastike. Momentalisht ne jemi në atë dritën e portokalltë. Nëse vazhdon ky trend edhe javën e ardhshme, ose dy javët e ardhshme, atëherë gjithsesi se nuk ka alternativë tjetër dhe opsion real mundet me qenë marrja e masave restriktive me të cilat do të mund të kontrollohej kjo rritje e madhe”, tha Raka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit