Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, përgjatë 8 vjetëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit Call Center
Call Center funksionojnë shumë mirë në Kosovë, aty paga është deri në 1 mijë euro?
Call Center është bërë biznes mjaft i përfolur në Kosovë për shkak të shumë shpalljeve për vende të lira të punës ku punëtorët paguhen nga 500 deri në 1000 euro.
Sipas të dhënave të ARBK-së trendi i tyre ka shënuar rritje. Ndërkaq thirrjet bëhen kryesisht në vendet jashtë Kosovës, ato gjermanishtfolëse dhe funksioni i tyre është marketing ose shitje.
Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh marrë parasysh ekonominë joformale në vend si dhe faktin që disa nga bizneset regjistrohen si biznese telekomunikimi dhe të tjera bëjnë pjesë në kategorinë e bizneseve për qendra telefonike.
Komuna e Prishtinës i ka mbështetur shumë këro biznese, në mênyrë që të zbusë papunësinë.
Pandemia nuk e ka goditur këtë biznes që krejtësisht punon me tregjet evropiane. Kjo, pasi mbyllja atje ishte shumë më e ashpër se tek ne dhe njerëzit janë më të prirur të porosisin online, aktiviteti kryesor i call centra’ve.