Prodhuesi kosovar i ujit të ambalazhuar “Dea” i kompanisë Adea Group nga viti 2006 është furnizues i ushtrisë amerikanë “US Army”.
Fillimisht në bazën ushtarake “Bondsteel” kurse në pesë vitet e fundit është kontraktore për furnizim në të gjitha bazat në Evropë dhe Afrikë.
Cilësia dhe kontrollet sistematike të auditorëve nga ana e Ushtrisë Amerikane ka bërë që sot DEA të jetë shembull dhe krenari e vendit si partner lojal i ushtrisë numër një në glob.