1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

A e paralajmëroi mbrëmë Vjosa Osmani largimin nga partia?

Rekomandime

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, njëherit kryetare e Kuvendit, ka folur sonte për mundëinë e largimit nga partia, pas mospajtimeve që ka me lidershipin, që nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Osmani ka dhënë indikacione se mund të largohet nga LDK, derisa ka cituar një bashkëpartiak emrin e të cilit nuk e tregoj, ku tha se “nuk është esenca vetëm e të qenit nëLDK, esenca është që nëpërmjet LDK-së t’i ndihmosh vendit tënd”, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa i ka çuar mesazh nënkryetarit Haki Rugova dhe të tjerëve, se derën nga LDK mund t’ia tregojnë vetëm votuesit dhe elektorati i partisë.

“Derën drejt largimit nga LDK mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Votuesit elektorati, janë ata që mund të ma tregojnë derën. Nëse mbrojtja e fjalës së dhënë nga qytetarët konsiderohet tradhti unë do ta bëjnë”, ka thënë Osmani në T7

- Advertisement -

Ajo ka thënë se do të jetë në politikë për aq sa mendon se mund ta ndihmoj vendin.

“Karriera ime politike përtej emrit të partisë lidhet me qytetarët me përkrahjen e tyre. Po i bëjë që të gjitha me qëllimet më të mira, që të mbrohet fjala e dhënë. Unë e shoh bashkëpunimin me VV-në si të domosdoshëm për çkapjen e shtetit. Haki Rugova dhe të tjerët do të ishtë mirë të mos bëhen pjesë e progagandës së ndyrë ndaj meje, por t’i lexojnë me vëmendje deklaratat që i kam dhënë, ku e kam sqaruar qëndrimin tim sa i përket si e shoh bashkëpunimin mes partive në Kosovë në afatgjatë”.

- Advertisement -

“Kur të përfundon kjo situatë unë do të shoh, a dëshiroj ta vazhdoj karrierën time politike, nëse po, si është mënyra nëpërmjet së cilës unë më së shumti i ndihmoj shtetit im. Për ta cituar një koleg tonin në LDK, i cili thotë se ‘nuk është esenca vetëm e të qenit LDK, esenca është që nëpërmjet LDK-së t’i ndihmosh vendit tënd’, pra nuk mjafton të ulesh thjesht si pjesë e strukturave, nëse asnjëherë nuk arrinë që posa të dalësh nga ajo derë ta ndihmosh vendin tënd. Unë do të jem në politikë përderisa mendoj se mund ta ndihmoj vendin”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit