1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A e pranoi Putin shtetin e Kosovës në prani të shefit të OKB-së?

Rekomandime

Duket se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po fantazon një tryezë me lojë letrash, në të cilën Kosovën po tenton ta përdorë si kartë kundër Perëndimit.

Kjo për të arsyetuar shkëputjen e territoreve të pushtuara nga republikat ish-sovjetike. Por, duke ia shuar shpresat Serbisë se ai po mbron “djepin” e saj.

- Advertisement -

Këtë diskutim lideri nga Kremlini e ngjalli gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kështu politikanë e analistë serbë po e shohin këtë moment si finale kur Beogradi duhet ta kuptojë se Moska mbron interesat e veta e jo vëllazërinë me të.

”Serbët gabojnë që besojnë se për Rusinë është e rëndësisë jetike përkatësia fetare ortodokse. Prioritet i Putinit është interesi strategjik dhe aleatë të tij janë të gjithë ata që e mbështesin interesin e tij,” thotë ish-deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, për Klankosova.tv.

- Advertisement -

Sipas saj, Putin dëshiron t’i motivojë konfliktet etnike dhe shkatërrimin e shteteve. “Ai është i vetëdijshëm se me këtë deklaratë, se grupet etnike kanë të drejtë të kenë shtete, njëkohësisht po i barazon etnicitetin me të drejtën ndërkombëtare, gjë që i jep të drejtë që kudo ku rusët jetojnë si një tërësi kompakte të mund të shkëputen”.

- Advertisement -

”Kjo do të shpiente në një proces të ndryshimit të kufijve. Kjo nuk do të ishte njohje e Kosovës veçse e të drejtës për shqiptarët në Malin e Zi dhe Maqedoninë Verore, si edhe për serbët në veri të Kosovës e në Bosnjë, apo për hungarezët në Rumani”, thotë ajo. “Ai e përkrah projektin e së keqes, vrasjeve dhe luftës. Për këtë arsye, duhet të izolohet”.

Edhe ish-ministri i Mbrojtjes në Serbi, Dragan Sutanovac, po ashtu thotë se kushdo që mendon se Rusia është e gatshme t’ia nënshtrojë interesin e Serbisë “vëllazërore”, gabohet plotësisht.

Sipas tij, edhe pse qeveria në Serbi është e bindur se ‘’Moska po ruan Kosovën dhe madje është e gatshme të hyjë në një konflikt ushtarak për të mbrojtur interesat serbe, tashmë është plotësisht e qartë se Kosova është vetëm një precedent që duhet të ushqehet deri në çështjet e Luganskut dhe Donjeckut’’.

Ai përmendi edhe një moment për rolin e Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit.

‘’Jo më pak skandaloze ishte ngritja e dorës ruse në Këshillin e Sigurimit, e cila i dha Serbisë sanksione të paprecedentë të OKB-së deri në largimin e asnjëherë të justifikuar të përmendur nga Kosova, ku serbët i pritën në vitin 1999 si çlirimtarë’’, tha ai për Danas, transmeton Klankosova.tv

Teksa analisti serb Dushan Janjiq, siç shkruan tanjug, po thotë se Rusia gjithmonë e ka trajtuar çështjen e Kosovës si një precedent në favor të saj dhe presidenti Vladimir Putin e tregoi këtë në bisedën me Guterres, me kërkesën për legalizimin e statusit të pavarur të republikave të Donetskut dhe Luhanskut sipas parimit të Kosovës.

Sipas Janjiqit, ky qëndrim i Putinit nuk është ndonjë befasi për ata që e njohin politikën e Rusisë drejt Ballkanit dhe serbëve.

“Ndryshe nga Perëndimi, i cili tha se Kosova ishte një rast unik, Rusia e trajtoi menjëherë si një precedent në favor të saj dhe tani Putini i ka thënë Guterresit që të legalizojë Donetskun dhe Luganskun sipas parimit të Kosovës”, transmeton Klankosova.tv.

Edhe diplomati Sreçko Gjukiq, ish-ambasador në Minsk, siç shkruan Beta, tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se vetëvendosja dhe pavarësia e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut (DNR dhe LNR) bazohen në precedentin e Kosovës, në fakt deklaroi se e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Në fakt, Putin deklaroi se ai e njeh pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka që Kosova dhe sponsorët e saj kanë bërë për këtë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas tij, një defekt mbetet te Beogradi.

“Beogradi, si shumë herë, mbetet në binarin historik të moskuptimit të interesave dhe marrëdhënieve të të mëdhenjve, duke ndjekur verbërisht politikën e dy-tri karrigeve, e cila përfundimisht u shndërrua në ‘politikë të Noas’”, tha ai. “Me këtë lëvizje, Moska ndoshta ka ndërmarrë një hap vendimtar në njohjen e Kosovës dhe sigurisht në lehtësimin e pozitës për zgjidhjen e saj ndaj Uashingtonit dhe gjithë Perëndimit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit