Ish kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar aktakuzën e pakonfirmuar ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi, nga Prokuroria Speciale, duke bërë një paralele me situatën në të cilën ai pati dhënë dorëheqje para 1 vitesh nga pozita e kryeministrit, transmeton IndeksOnline.
Haradinaj ka thënë se ai asnjëherë nuk do ta dërgonte shtetin e Kosovës para hetuesve ndërkombëtar. Mirëpo se kur do të mund të ndodh dorëheqja e Thaçit nëse konfirmohet aktakuza, kjo sipas Haradinajt mbetet të shihet.
“Mendoj se dorëheqja nuk duhet të shihet me një afat kohor, a ditën e parë apo më vonë por mund të vjen ajo ditë, unë e kam marrë në ditën e parë nuk e kam marrë në ditën e mramë.Në këto katër ditë, që është marrë në pyetje, ka implikime në aspektin e sovraniteti dhe integritetit, me u marrë në pyetje presidenti në një institucion vendor, janë marrëdhënie normale e qon porosinë e mirë për popull. Por ti shkon në një juridiksion tjetër, ti shkon në Holandë, dhe del para gjyqtarëve që i ka rekrutuar një sistem tjetër”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai madje ka treguar se disa i kishin rekomanduar që ai të mos jepte dorëheqje kur u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale.
“Gjykimi im ka qenë i tillë se nëse unë kam qenë si kryeministër,nuk duhet të dal i tillë para hetuesve ndërkombëtar. Më kanë sugjeruar plotë të mos jap dorëheqje, se nuk do ta kesh tretmanin si kryeministër, të harrojnë njerëzit, kanë me të lanë vetë, do të jesh si qytetarë të tjerë”, tha Haradinaj.