-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A është shuar ideja e shkëmbimit të territorit? Ja si përgjigjet eksperti amerikan

Rekomandime

Profesori amerikan për Ballkanin në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington Edward P. Joseph, ka folur për idenë e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se kjo ide ka vdekur, duke theksuar se është me rëndësi që Kosova të njihet nga Serbia, pa opsionin e ndarjes.

- Advertisement -

“Kjo ide është e vdekur nëse përqendrohemi në alternativën që unë sugjeroj. Nuk dua të spekuloj ndryshe. Unë vetëm shtoj se është shumë e rëndësishme që të kemi një qasje plotësisht serioze që Kosova të njihet, pa përdorur ndarjen”, është shprehur Joseph.

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins

Ish-zëvendës shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të njohin njëra-tjetrën.

“Nuk duhet të ketë iluzione në lidhje me “një proces” që nuk parashikon arritjen e këtij qëllimi. Në fund të fundit, Serbia dhe Kosova duhet të njohin njëra-tjetrën. Vizioni im është ta arrij këtë – dhe duke vepruar kështu, të mbroj interesat e përhershme të Serbisë në Kosovë, si dhe të zhbllokoj Kosovën që të jetë një aktore e plotë në sistemin ndërkombëtar”, ka deklaruar Edward P. Joseph për “Bota sot”./BS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit