4.4 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

A është “zbutur” Vuçiq lidhur me Kosovën/Merkel ia bëri të qartë – ky është paralajmërimi për Serbinë

Rekomandime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitën e fundit të saj si kancelare ka kërkuar ta kalojë në vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Merkel i ka kërkuar BE-së më shumë kompromis për shtetet e Ballkanit Perëndimor që duan të integrohen.

Zgjidhjen e konfliktit me Kosovën ajo e quajti kusht për anëtarësimin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit të sotëm me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka shpresuar për progres në fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Ajo në një konferencë për media në Beograd deklaroi se Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen në fund procesit.

“Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit. Jo të gjitha vendet e BE -së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, u shpreh kancelarja gjermane

- Advertisement -

Ndërkohë, vetë Vuçiq e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa u zgjidhur çështja e Kosovës.

“Nëse pyetja është se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, atëherë absolutisht është e qartë kjo. Ne biseduam për të gjitha çështjet rajonale, për rrugën evropiane të Serbisë, për dialogun me Prishtinën në Bruksel. I thashë kancelares se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut dhe se Serbia beson se një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe se ne do të jemi gjithmonë të hapur për një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Kujtojmë që Merkel ka 16 vite që angazhohet për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku edhe përfundoi detyrën e saj si kancelare.

Por, edhe pse deklaroi se e ka të qartë për Kosovën, a do të bëjë Vuçiq hapa konkret drejt njohjes së pavarësisë apo janë vetëm deklarata të tij?

Ahmeti: Serbia e ka të detyruar njohjen e shtetit të Kosovës nëse dëshiron të hyjë në BE

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se çdo shtet që pretendon të hyjë në BE duhet të bëjë reforma të brendshëm.

Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën pasi kapitulli i 35-të i MSA-së është i hapur që nënkupton me i zgjidhë kontestet e hapura me shtetet fqinje.

“Çdo shtet pretendent për BE e ka të domosdoshme të bëjë reforma të brendshme për t’i harmonizuar politikat me ato të BE-së, bile në shumë raste reforma të dhimbshme. Por kapitulli i 35-të i MSA-së është i hapur që nënkupton me i zgjidhë kontestet e hapura me shtetet fqinje, saktësisht njohjen e kufijve, që në mënyrë indirekte ka të bëjë me njohjen e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë se Serbia është e vetëdijshme që do të njoh pavarësinë e Kosovës mirëpo që krerët shtetëror përdorin retorikë politike për konsum të brendshëm.

“Për këtë gjë shteti serb është shume i vetëdijshëm, por në shumicën e herëve liderët politikë, por edhe krerët shtetëror përdorin retorike politike për konsum të brendshëm”, tha Ahmeti.

Krasniqi: Vuçiq do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërsa analisti tjetër politik, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim tha se shteti gjerman ka përkrahur gjithmonë Kosovën dhe po ashtu ka kushtëzuar Serbinë në mënyrë që njohja reciproke të afrohet.

“Shteti gjerman është i vetmi shtet në botë që është deklaruar se e pranon çdo marrëveshje në mes të dy vendeve, por duke ju vrarë shpresën për lëvizje kufijsh, duke kundërshtuar çdo pazar që do të sillte mjegull mbi Ballkanin Perëndimor, po ashtu duke e kushtëzuar edhe Serbinë që pa i rregulluar raportet më Republikën e Kosovës, nuk do të ketë avancim drejt anëtarësimit në BE”, thekson ai.

Nga ana tjetër, Krasniqi thotë se vizita e Merkelit ishte shumë frytdhënëse pasi i tregoi edhe njëherë presidentit serb se pa njohje të Kosovës, nuk ka integrim në BE.

Ai cek që pavarësisht çdo gjëje, Vuçiq është zbutur shumë, por akoma është i pangopur.

“Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel, ishte shumë e frytdhënëse e cila edhe njëherë i tregoj qartë presidentit serb së duhet të largohet nga mendimet e regjimit të kaluar dhe ta njohë Kosovën si shtet sepse s’ka zgjidhje tjetër. Edhe presidenti serb e ka kuptuar këtë proces mirëpo BE-ja i ka mësuar t’i përkëdhel, të cilët në kurriz të popullit tonë kanë përfituar shumë deri të hapja e negociatave për anëtarësim në BE. Presidenti serb është zbutur shumë, por akoma është i pangopur dhe pret të përfitojë nga dobësia apo padituria e shtetit tonë, e që në fund do të dorëzohet për t’u anëtarësuar”, përfundoi Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit