4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A frikësoheni nga lufta nukleare? Agim Çeku jep përgjigje interesante

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherit ish-ministër i Mbrojtjes ka folur sa i përket mundësisë për një Iuftë nukleare.

Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se presidentit rus, Vladimir Putin mundet t’i kujtohet çdo gjë, madje edhe Iufta nukleare.

- Advertisement -

“Politika ruse, opinionin e vet po e ushqen me informacione se krejt bota u cu kundër Rusisë, po dojnë ta zhdukin Rusinë, ta pushtojnë Rusinë, e këtë nuk do ta lejojmë.

Përderisa nuk është ka i shkon ashtu sic i ka planifikuar e ka menduar, në qoftë se e sheh që në të vërtet po I vjen fundi një Rusie çfarë e ka projektu e ka ndërtu deri tash për këto 20 vite, atëherë atij njeri mund me i ra në mend gjithçka”, tha Çeku.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së shpërthimit të Iuftës nukleare, Çeku thotë se nuk mendon që kjo mund të ndodhë, së paku jo në një të ardhme të afërt.

- Advertisement -

“Është e mundshme, por nuk e shoh që mundet me ndodh, së paku jo në një të ardhme të afërt”.

Çeku thotë se beson që Perëndimi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një përgjigje për një skenar të tillë.

- Advertisement -

“Unë jam i sigurt që perëndimi punon në këtë drejtim, e sheh si kërcënim serioz dhe nuk e injoron. Këtë mundësi ai e ka, kështu që mendoj që Perëndimi, SHBA-të ka përgjigje, edhe në një skenar të tillë të mundshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit