1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“A ka në tavolinë ndonjë marrëveshje të dëmshme?”, Kurtit i vjen thirrja: Thuaje hapur

Rekomandime

Profesori Enver Bytyçi ka folur rreth deklaratës së kryeministrit Kurti se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa i zbuluar të zhdukurit e luftës në Kosovë!

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se për çfarë marrëveshje tjetër e ka fjalën Kurti, se a ka në tavolinë ndonjë projekt të dëmshëm dhe kërkon ta bllokojë atë, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se në këtë rast nuk ka arsye që ta kushtëzojë një marrëveshje të keqe.

Profesori ka thënë se Kurti duhet të jetë i qartë, saktë dhe transparent dhe të tregojë se cila marrëveshje do të ishte e papranueshme, cila e kushtëzuar me të pagjeturit apo diçka tjetër dhe cila prej tyre është e pranueshme për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, zoti Kurti, ka deklaruar se nuk do te ketë marrëveshje me Serbinë pa i zbuluar të zhdukurit e luftës në Kosovë!

Unë mendoj se një marrëveshje për njohje të ndërsjellë e Kosovës me Serbinë nuk kushtëzohet! Atëherë lind pyetja: Për çfarë lloj marrëveshjeje tjetër e ka fjalën zoti Kurti? Apo ka në tavolinë ndonjë projekt marrëveshje të dëmshme për vendin të parashtruar nga dikush dhe kërkon ta bllokojë atë?! Në këtë rast nuk ka arsye për ta kushtëzuar një marrëveshje të keqe e të padrejtë.

- Advertisement -

Nga deklarata e kryeministrit lindin shumë dyshime dhe interpretime. Ai duhet të jetë i qartë, i saktë dhe transparent: – Ta thotë hapur se cila marrëveshje do të ishte e papranueshme, cila e kushtëzuar me të pagjeturit apo diçka tjetër dhe cila prej tyre është e pranueshme për Kosovën. Kurti ka kritikuar paraardhësit e tij për mos-transparencë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit