-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A mund ta festojnë së bashku Vitin e Ri ish-krerët e UÇK-së në Hagë? Flasin nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Është bërë tashmë një vit që kur ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, nën akuzat për krime lufte.

E tani është viti i dytë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa, do të mund ta presin bashkë ndërrimin e motmoteve.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Griep, ka konfirmuar për Reporteri.net se atyre u mundësohet të festojnë festat dhe rastet e veçanta së bashku.

“Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësessë DHSK-së, Angela Griep.

Griep ka shtuar se për momentin nuk ka asnjë vendim nga gjyqtarët, që t’u jepet lirim i parakohsëhm ndonjërit prej të akuzuarve, për festat e fundvitit.

- Advertisement -

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të kenë festë të dyfishtë, pasi Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa, festojnë ditëlindjen më 1 Janar.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra të rënda penale, si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

- Advertisement -

Aktakuza e Prokurorisë i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për veprat penale që lidhen me krime lufte, si: ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje.

Sipas Dhomave të Specializuara, këto krime janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit