1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Profesori britanik liston vështirësitë

Rekomandime

Tema e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është rikthyer në vëmendje përsëri, pas disa deklaratave të bëra nga Ramush Haradinaj e Albin Kurti. Haradinaj ka deklaruar se nëse Kosova nuk anëtarësohet në NATO brenda 4 viteve atëherë nuk mbetet gjë tjetër veç se bashkimi me Shqipërinë. Edhe Kurti në një intervistë të dhënë në “Euronews” ka deklaruar se do të votonte “për” nëse do të organizohej në referendum për bashkimin e të dy shteteve.

- Advertisement -


Por sa është i realizueshëm një opsion i tillë?

Profesori britanik i London School of Economics dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, James-Ker Lindsay, ka renditur disa argumente të cilat potencialisht do ta vështirësonin realizimin e një ideje të tillë.

Fillimisht Lindsay thotë se një ide e tillë duket se gëzon mjaft mbështetje popullore, megjithatë thotë se në matjet e fundit që janë bërë, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, ka një rënie të atyre që e përkrahin bashkimin e dy shteteve.

- Advertisement -

Profesori britanik pastaj shton pyetjen se si do të funksionon pastaj bashkimi. A do të drejtojë pastaj të gjitha politikat Tirana zyrtare, apo do të jetë një lloj federate, apo konfederate.

“Kjo gjë duhet të thuhet”, shton Lindsay.

- Advertisement -

Përveç kësaj, britaniku përmend Kushtetutën e Republikës së Kosovës në të cilën thuhet se Kosova nuk ka synim për t’u bashkuar me asnjë shtet tjetër. Megjithatë Lindsay thotë se Kushtetuta mund të ndryshohet.

Por ai thotë se është shumë e vështirë për ta bërë një gjë të tillë kur dihet se për ndryshimin e Kushtetutës duhet që të votojnë ‘për’ edhe 2/3 e 10 deputetëve serbë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Një gjë e tillë duket plotësisht e pamundur”, thotë profesori i LSSE, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë Lindsay thotë se edhe po të gjenden disi votat në Kuvendin e Kosovës për të votuar ndryshimet Kushtetuese, një bashkim i mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë do të prodhonte një efekt zinxhirë në Ballkanin Perëndimor. Përveç që do të kishte kërkesa për bashkim edhe nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ai thotë se më pas do të kishte kërkesa edhe nga serbët për ta bërë të njëjtën gjë.

Profesori britanik në fund thotë se një gjë e tillë duket e pamundur të realizohet në një të ardhme të afërt, meqë do të ketë edhe kundërshti të mëdha nga ndërkombëtarët të cilët nuk duan ndryshime të tjera të kufijve në Ballkan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit