2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A mund të bëhet Serbia pengesë e anëtarësimit të Kosovës në KE, flet ministrja Gërvalla

Rekomandime

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. I menjëhershëm ka qenë reagimi nga institucione shtetërore në Beograd. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova me këtë veprim shkeli disa marrëveshje, por nga Kosova kanë mesazhe tjera për të.

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia do të duhej të merrej me punët e saj të brendshme.

“Unë mendoj që Serbia para se të merret me çështjet e Kosovës do të duhej të merrej me çështjet e saj të brendshme, do të duhej të na tregonte të gjithë neve dhe Bashkimit Europian të cilit formalisht ende thotë se dëshiron të bëhet pjesë, edhe pse për herë të parë shumica e qytetarëve të Serbisë janë kundër hyrjes në Bashkimin Europian”, tha Gërvalla në një intervistë për RTK’në.

“Mendoj se Serbia duhet të na thotë në radhë të parë se cili është plani i saj me implementimin e sanksioneve të cilat Kosova dhe shtetet e tjera janë bashkëngjitur në mënyrë të natyrshme, të na tregojë se cili është plani i saj në procesin e dialogut që kemi filluar me Serbinë në Bruksel por ku Serbia s’po tregon asnjë gatishmëri për të çuar proceset përpara. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është një proces i natyrshëm i cili duhet të ndodh”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit